Mbahet edicioni i dytë i festivalit Ndriço Fest

Mbahet edicioni i dytë i festivalit Ndriço Fest

12:54, 11/08/2021

Në sheshin e qytetit të Obiliqit “Dëshmorët e Kombit”, gjatë mbrëmjes së djeshme është mbajtur edicioni i dytë i festivalit Ndriço Fest, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nën organizimin e organizatës Lights of the Future(LOF), për nder të ditëve të diasporës.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi,në fjalën e tij falënderoj diasporën shqiptare duke u shprehur se:”Jemi mirënjohës gjithmonë për kontributin e tyre në çdo kohë dhënë për atdheun.”

Ky koncert festiv u përcoll me përformancën e ansamblit të qytetit, nën tingujt të bukur të këngëve si dhe gjatë festivalit u ndez flakadani pranë pllakës përkujtimore të dëshmorëve të Kombit, Impianti i Shndërrimit të Avullit ne Ujë (TC-B) u ndriçua me drita profesionale dhe ‘Video Animacione’ duke dhuruar Light Show, gjithashtu Shoqata e Grave ofrojë ushqime tradicionale nën moton ‘Bujrum n’Sofër’.

Faleminderit bashkëatdhetarë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco