Pas ribashkimi të 'Friends', aktorët e njohur nisin një lidhje dashurie mes tyre

Pas ribashkimi të 'Friends', aktorët e njohur nisin një lidhje dashurie mes tyre

11:39, 11/08/2021

Jennifer Aniston së fundmi ka habitur lidhur më një deklaratë të saj ku thoshte se pas ribashkimit të “Friends” ajo dhe David Schëimmer kishin pasur një pëlqim të madh për njëri-tjetrin.

“Sezonin e parë unë kisha pëlqim shumë të madh ndaj Jennifer. Në një pikë, të dy kishim pëlqim të fortë ndaj njëri-tjetrit. Por njëri prej nesh ishte gjithmonë në një marrëdhënie dhe asnjëherë nuk e kaluam kufirin. E respektuam këtë gjë”, pranoi Schëimmer.

Por, ribashkimi i serialit i ka bërë të dy ata të mendojnë më qartë rreth marrëdhënies së tyre.

Sipas një burimi, dyshja janë afruar shumë pas xhirimit të serialit dhe duket se kanë nisur një lidhje bashkë.

“Pas ribashkimit, u bë e qartë se kujtimi i së kaluarës kishte ngjallur ndjenja për të dy dhe se kimia që ata duhej të fshihnin gjithmonë ishte akoma atje. Ata filluan të shkruajnë mesazhe menjëherë pas xhirimeve dhe vetëm muajin e kaluar, David fluturoi nga shtëpia e tij në Nju Jork për të parë Jen në Los Angeles.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco