Për një make up perfekt, Kylie Jenner është gati të sakrifikojë…

Për një make up perfekt, Kylie Jenner është gati të sakrifikojë…

13:39, 10/08/2021

Së fundmi, Kylie Jenner ka zbuluar se sa e përkushtuar është ajo ndaj make up-it dhe sa kohë i duhet për të realizuar një të tillë.

Ju ndoshta nuk e besoni, por yllit të famshëm i duhet plot tri orë e gjysmë.

 

Me këtë Kylie padyshim që nuk mburret por super ylli ka shprehur që kjo gjë sido që të jetë ja vlen për të pasi ajo në fund mbetet përherë e lumtur.

Një guxim i madh që jo çdokush do të kishte luksin e kohës për t’a bërë! Ndërkaq, Jenner di padyshim se si të reklamojë produktet e saj. Këtë e tregoi vetë ajo me disa nga postimet e saj në rrjete sociale lidhur me koleksionin e ri.

 

Kujtojmë se pak kohë më parë, 24-vjeçarja shpërndau disa video në kanalin e saj në YouTube ku i njihte fansat me mënyrën si funksionon kompania e saj, si dhe i tregoi se si nisi gjithçka dhe se si hap pas hapi u kthye në një nga linjat kozmetike më të shitura në të gjithë botën.

Ajo ka patur mbështetjen e gjithë familjes në këtë projekt të sajin, i cili me siguri i ka mundësuar përfitime të shumta ekonomike gjithashtu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco