Festival me motive tradicionale/ Hersi Matmuja rikthehet në Shqipëri me misionin e veçantë

Festival me motive tradicionale/ Hersi Matmuja rikthehet në Shqipëri me misionin e veçantë

13:17, 26/07/2021

Hersi Matmuja, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion 2014”, është rikthyer më një këngë të re.

Këngëtarja ka sjellë një ripërpunim të këngës së njohur “Kënga e çobanit”, ndërsa edhe ka marrë përsipër organizimin e një festivali i cili kultivon kulturën dhe traditat shqiptare.

 

Hersi ka folur për rikthimin e saj pas një kohe të gjatë dhe arsyen pse ka qëndruar në pauzë gjatë gjithë kësaj kohe.

 

“Shumë e vërtetë kam shumë vite që jam larguar skenës shqiptare sepse kam punuar në Itali. Mbas mbarimit të studimeve në konservator në Romë kam qenë e angazhuar me aktivitete dhe turne teatrale në Itali dhe jashtë. Aktivitetet e ngjeshura më kanë mbajtur larg Shqipërisë”, ka thënë Hersi për Telegrafin.

 

“Pas një viti tepër të vështirë, të vetmen mënyrë për t’i mbijetuar e gjeta tek rrënjët e mia, tek Luma. Tek këto këngë ndjej se zëri im është ndryshe sikur ka gjetur veten, timbrin e vërtetë e shtratin ku të shtrihet lirshëm, ka gjetur shtëpinë. “Kënga e çobanit”, një perlë e folkut të Lumës ka ardhur në ditët tona falë interpretimit unik të Rexhep Kovaçit e tani vjen në versionin tim, do të thoja të jetuar, sepse edhe unë jam pak si ai çobani që dikur ikte e nuk dinte a do të kthehej e nëse kthehej, kë do të gjente. Është natyrshëm që klipi duhej të zhvillohej në Kukës përveç faktit se kënga e ka prejardhjen 100% lumjane doja që me anë të klipit të promovonim bukuritë natyrore të zonës”, ka thënë Matmuja.

 

Hersi thotë se ishte dëshira e saj që të provonte organizimin e një festivali në Kukës, qytetin prej edhe nga ka prejardhjen.

 

“Me datë 2,3,4 gusht ju pres të gjithëve në “The Gjallica International Festival” që po organizoj me SDI (Social Developement Investment), dhe me mbështetjen e Bashkisa Kukës.

Ndërsa video e “Këngës së Çobanit” është fillimi i një projekti që do të finalizohet me album.

I tërë albumi do t’i dedikohet folkut të Kukësit i cili është shumë i vjetër, pak i njohur për publikun e gjerë. Tekstet dje meloditë që po përpunoj na përçojnë tradita e emocione të të gjithë atyre që i kanë jetuar e kënduar në shekuj”, ka thënë këngëtarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco