Publikohen pamje nga festa e 'çmendur' e ditëlindjes së JLO, të kujton kohën e para-pandemisë

Publikohen pamje nga festa e 'çmendur' e ditëlindjes së JLO, të kujton kohën e para-pandemisë

09:41, 26/07/2021

Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e saj me miq dhe kolegë e saj të dashur ditë më parë.

Pranë saj ishte dhe Ben Afleck që siç zbuloi gjatë fundjavës këngëtarja janë në një lidhje.

Ylli i famshëm i pop-it mbushi 52 vjeç dhe e festoi ditëlindjen e saj me një festë të çmendur që të kujton kohën para-pandemisë.

Image

Jennifer shkëlqente me një fustan të zi të Dolce&Gabbanës dhe së bashku me Ben dukeshin shumë të lumtur.

Të dy ishin ulur pranë njëri-tjetrit në një tavolinë dhe këndonin të përqafuar, ndërsa fansat dhe miqtë e tyre kërcenin para tyre.

Në një moment DJ Hugo M luajti këngën "Jenny From the Block",në videoklip e  të cilës ka marë pjesë edhe aktori.

Çifti arriti së bashku në vendin e festës rreth orës 23:00 dhe dukeshin shumë të dashuruar.

Në videot që u publikuan, ata duken shumë të lumtur për të kërcyer dhe nuk e fshihnin dashurinë e tyre.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco