Vizita e Dua Lipa-s në Shqipëri, shpërthen e revoltuar këngëtarja e njohur: Pse u prit me lëvdata

Vizita e Dua Lipa-s në Shqipëri, shpërthen e revoltuar këngëtarja e njohur: Pse u prit me lëvdata

10:12, 26/07/2021

Vizita e këngëtares Dua Lipa në Shqipëri është shoqëruar me komente të shumta.

Gjatë vizitës së saj 2-ditor, Dua Lipa zhvilloi një takim edhe me kryeministrin Rama.

 

Ky takim i saj me Ramën u komentua gjerë e gjatë në media dhe rrjete sociale ku shumë prej tyre e cilësonin këtë takim si propagandën e radhës nga ana e drejtuesit të shtetit.

Në lidhje me këtë ngjarje së fundmi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar edhe këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila shprehet se Dua u prit me lëvdata, sepse ka bërë art jashtë vendit të saj.

 

Besa thekson se artistët në Shqipëri nuk vlerësohen dhe se yjet e vetëm që spikasin janë politikanët që bëjnë spektakël.

 

“Dua Lipa është një yll! Por Dua u bë edhe në një shtet e treg prej vërteti. Nuk do kish as pritje me lëvdata, kortezira e tapete po të kish qenë në Shqipëri, pa të drejta autori, pa prioritarizim e mbështetje për artin, në kushtet mjerane që e kanë katandisur artin dhe artistët Shqiptarë. Po të kish qenë Dua në Shqipëri, muzikën e saj do e quanin jokomerciale, nga përdorimi i muzikës së saj do përfitonte o të ardhura, do bazohej jetesa e saj artistike mbi evente sporadike në clubs apo përdorimit nga politikanët në prag fushatash apo nevoja inagurimesh. Këta habiten shumë që kur kë talent mund të bëhesh yll, se në Shqipëri yjet e vetme nga kalon gjithcka janë politikanët. Rockstaret me ekstravagante e showmen-et më të spikatur janë politikanet”, shkruan Besa në reagimin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco