Alban Skënderaj ju bën apel autoriteteve/ ‘Situatë serioze, ju lutem ndërhyni’

Alban Skënderaj ju bën apel autoriteteve/ ‘Situatë serioze, ju lutem ndërhyni’

09:39, 26/07/2021

Po vijon të digjet nga flakët mali mbi Dukat të Vlorës. Ky zjarr raportohet se ka ditë që ka rënë, por po fillon dhe përhapet në zona të tjera të Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Temperaturat e nxehta dhe era në zonë  kanë bërë që fatkeqësisht zjarri të përhapet me shpejtësi. Ndërkohë terreni i thyer malor e bën të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.

 

Lidhur me këtë ngjarje, i menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtarit të njohur, Alban Skënderaj, i cili ka postuar edhe një foto nga zjarri i madh i rënë në zonën malore të Llogarasë duke bërë apel që të ndërhyhet sa më shpejt për shuarjen e flakëve.

 

“Një zonën e Llogarasë po digjet dhe gjendja duket serioze. Ju lutem ndërhyni sa më shpejt” shkruan Alban Skënderaj në “InstaStory” krahas fotos ku paraqitet situata alarmante e shkaktuar nga zjarri.

Këtë të shtunë u riaktivizua sërish kjo vatër zjarri në malin e Dukatit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco