Pas fitores së medaljes së artë, Dua Lipa uron publikisht Distria Krasniqin

Pas fitores së medaljes së artë, Dua Lipa uron publikisht Distria Krasniqin

15:06, 25/07/2021

Distria Krasniqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në 'Lojërat Olimpike'.

Ajo u ndesh me japonezen Funa Tonaki në finale, të cilën e mundi dhe arriti t’ia sigurojë Kosovës medaljen e artë.

Pasi mori medaljen e artë, kampionja Krasniqi tha se fitoren ia dedikon Kosovës, trajnerit, ekipit dhe familjes së saj.

Distria ka marrë urime të shumta nga artistë të ndryshëm shqiptare, por urimi më i ndjerë erdhi nga këngëtarja Dua Lipa, e cila e uron për fitoren.

“Bravo Distria Krasnqi, po e bën Kosovën krenare aq shumë!!! E artë, e artë, e artë”, shkroi Dua në mbishkrimin e fotografisë.

 

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco