Pas vizitës së Dua Lipës në Shqipëri, Besa Kokëdhima reagon ashpër ndaj drejtuesve të shtetit

Pas vizitës së Dua Lipës në Shqipëri, Besa Kokëdhima reagon ashpër ndaj drejtuesve të shtetit

13:41, 25/07/2021

Dua Lipa së bashku me familjen e saj erdhën për disa ditë në Shqipëri ku u pritën nga autoritetet më të larta të shtetit.

Këngëtarja mbërriti në Shqipëri për të parë më nga afër punimet që po zhvillohen për mobilimin e kopshtit me fondet që janë mbledhur nga shitja e bluzave “Lutu për Shqipërinë”, një iniciativë nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me miqtë e saj.

Takimi i saj me kryetarinn e bashkisë dhe kryeministrin u komentua shumë në mediat rozë, pasi disa prej tyre e cilësuan si propagandën e rradhës nga drejtuesit e shtetit.

Lidhur me ketë temë, ditën e sotme ka reaguar edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima e cila thekson se artistët nuk vlerësohen dhe se yjet e vetëm që spikaten në Shqipëri  janë politikanët.

“Dua Lipa eshte nje yll! Por Dua u be edhe ne nje shtet e treg prej verteti. Nuk do kish as pritje me levdata, kortezira e tapete po te kish qene ne Shqiperi, pa te drejta autori, pa prioritarizim e mbeshtetje per artin, ne kushtet mjerane qe e kane katandisur artin dhe artistet Shqiptare. Po te kish qene Dua ne Shqiperi, muziken e saj do e quanin jokomerciale, nga perdorimi i muzikes se saj do perfitonte o te ardhura, do bazohej jetesa e saj artistike mbi evente sporadike ne clubs apo perdorimit nga politikanet ne prag fushatash apo nevoja inagurimesh. Keta habiten shume qe kur ke talent mund te behesh yll, se ne Shqiperi yjet e vetme nga kalon gjithcka jane politikanet. Rockstaret me ekstravagante e shoëmen-et me te spikatur jane politikanet”, shkruan Besa në reagimin e saj.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco