Tea Trifoni para disa ditësh në një bashkëbisedim virtual që zhvilloi me ndjekësit e saj, foli hapur lidhur me lidhjen e e re të dashurisë që po jeton këto kohë.
E ftuar në emisionin “N’Fermë”, ajo ka rrëfyer se partnerin e ka njohur nga Fation Kuqari dhe se ai është një djalë i thjeshtë dhe jo emër i njohur për publikun.
“Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri. E kam njohur me Fationin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky bandilli. Ishte shumë i ëmbël”, u shpreh Tea.
Ndër të tjera ajo ka treguar se ai i bëri përshtypje pasi e komplimentoi për karakterin dhe inteligjencën dhe jo për pamjen fizike.
Ditën e djeshme, Tea postoi në Instastory një foto ku shihej ajo dhe e përqafuar me partnerin e saj, por nuk ja zbuloi portetin.
Mirëpo, sipas“Iconstyle" çifti është parë në qytetin e Sarandës mbrëmjen e djeshme teksa festonin nën shoqërinë e miqve të përbashkët dhe janë fotografuar të kapur dorë për dore.
Ata dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit pa u ndikuar nga prania e shumë pëersonave të tjerë.
© SYRI.net