Elvana po sjell bashkëpunim me këta emra të njohur

Elvana po sjell bashkëpunim me këta emra të njohur

16:11, 15/07/2021

Elvana është në mesin e artisteve më të pëlqyera shqiptare.

Këngëtarja shqiptare është aktive në rrjete sociale, në të cilat sjell imazhe nga përditshmëria apo karriera.

Në postimet e fundit, Elvana ka publikuar imazhin përmes të cilit ka paralajmëruar videoklipin e ri “Papa”.

Në këto imazhe, Elvana zbuloi se kënga e re është duet me këngëtaren e njohur Inna dhe Sickotoy.

Në imazhin e publikuar Elvana shfaqet e shtrirë në një dërrasë sërfi së bashku me Inna dhe Sickotoy me bikini të kuqe ndërsa Sickotoy me një veshje të kordinuar portokall.

Fansat e artistëve kanë shprehur gëzimin e tyre në komente dhe mezi po presin lansimin e bashkëpunimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco