'Desh na hëngrën ujqit', aktorja tregon se çfarë ju ndodhi gjatë xhirimeve të Hostel

'Desh na hëngrën ujqit', aktorja tregon se çfarë ju ndodhi gjatë xhirimeve të Hostel

20:14, 14/07/2021

Alberta Kamenica rrëfen në emisionin "Ora Verore" eksperienca e çuditshme dhe të frikshme që i kanë ndodhur gjatë xhirimeve për serialin e Anabelit.

Një ndër historitë e çuditshme është nata që ajo kaloi me grupin e xhirimit në një tend në Dajt.

Alberta Kamenica: Ishim në Dajt për xhirime. Kemi fjetur në tend. Kishim qenë, ndoshta ujqër jashtë tendës, tentonin të hanin këmbët tona .

Ronaldo Sharka: Çfarë bëtë ju?

Alberta Kamenica: Asgjë, bëmë si kur nuk ishim gjallë dhe qentë u larguan me agimin. Ishim në pyll dhe ishte shumë e frikshme.  Ishte errësirë, gjëra që ulërisnin, kishte insekte, nuk kishim batanije mjaftueshëm.  Nuk ia rekomandoj askujt të flejë në Dajt në një tend, të gjejë hotel më mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco