Irina Shayk injoron keq reperin Kanye West

Irina Shayk injoron keq reperin Kanye West

15:14, 14/07/2021

Prej kohësh tashmë përflitet për një lidhje dashurie mes Kanye West dhe Irina Shayk, madje dyshja u fotografuan së bashku disa herë.

Pamjet e dala duket se nuk i kanë pëlqyer fare modeles, e cila ka vendosur të mos takohet më me reperin pasi nuk është e interesuar të ketë lidhje me të.

Sipas burimeve të ‘’Page Six’’ romanca përfundoi pasi Irina nuk e sheh më shumë se mik Kanyen.
Sipas të njëjtave burime, Kanye ka shprehur interesimin të shoqërojë modelen në një sfilatë mode në Paris, por ajo e ka refuzuar.

‘’Ajo e pëlqen atë si një mik, por nuk dëshiron një marrëdhënie me të. Ajo nuk dëshiron lajme në shtyp se mes tyre ka një romancë, gjë që do të kishte ndodhur nëse do të shkonte në Paris me të. Do të kishte edhe një muaj tjetër me lajme që flisnin për lidhjen e tyre’’, thanë burime pranë modeles.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco