‘Më kanë filmuar pjesët intime gjatë një filmi’, Sharon Stone habit me deklaratën e saj

‘Më kanë filmuar pjesët intime gjatë një filmi’, Sharon Stone habit me deklaratën e saj

13:41, 09/07/2021

Aktorja e njohur Sharon Stone së fundmi ka habitur ndjekësit me deklaratën e saj lidhur me regjistrimet e një filmi.

Ajo u shpreh se i filmuan pjesët intime pa dijeninë e saj dhe se u detyrua të hiqte të brendshmet në skenën e filmit “Basic Instinct”.

Megjithatë, regjisori Verhoeven e ka hedhur poshtë këtë deklaratë të saj duke e cilësuar si të “pakonceptueshme”.

“Ajo e dinte saktësisht se çfarë po bënim,“- tha regjisori holandez 82-vjeçar për “Variety” në një intervistë të mërkurën. “Unë i thashë asaj se skena ishte bazuar në historinë e një gruaje që e njihja kur isha student, e cila bënte kryqëzimin e këmbëve pa brekë rregullisht në festa.

Ndërkoh që Stone gjatë muajt Mars ka thënë diçka tjetër: “Ne nuk mund të shohim asgjë. Duhet të hiqni brekët, pasi e bardha reflekton dritën, kështu që duket që keni brekë“, shkroi ajo në librin e saj.

“Por kjo thjesht nuk është ajo që ka ndodhur madje kujtesa ime është krejt e ndryshme nga ajo e Sharonit”,-pohoi Verhoeven.

 

Image

 

Image

 

Image

 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco