Kjo është historia, si ndodhi që Rita Ora rrezikoi t'i humbasë 6.5 milionë funte

Kjo është historia, si ndodhi që Rita Ora rrezikoi t'i humbasë 6.5 milionë funte

19:09, 08/07/2021

Rita Ora ishte afër humbjes së 6.5 milionë funtesh pasi nuk arriti të paraqesë dokumente për dy nga kompanitë e saj.

Këngëtarja, 30 vjeç, ka arritur të mbledh 6.5 milionë funte përmes firmave, por autoritetet e Shtëpisë së Kompanive kohët e fundit filluan procesin e goditjes së dy prej tyre.

E gjithë kjo për shkak të një vonese, këngëtarja shqiptare u kërcënua me mbylljen e tyre.

“Ora Multi Services Limited” me rezerva prej mbi 5 milionë euro, dhe “Ora Live” mbi 2 milionë euro janë dy bizneset që rrezikuan mbylljen, sipas “DailyMail”, e ku 30-vjeçarja nga Kosova është aksionarja më e madhe në to.

Pas kësaj letre thuhet se Rita ka përfunduar procedurat duke arritur ta heqë kërcënimin e autoriteteve, ndërsa ekipi i saj nuk ka pranuar të komentojë këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco