Kafes Shqeto: 'Ku je ti', dueti që risolli dhe bëri bashkë Altin Shirën dhe Alban Kondin

Kafes Shqeto: 'Ku je ti', dueti që risolli dhe bëri bashkë Altin Shirën dhe Alban Kondin

12:13, 08/07/2021

Ditën e sotme të ftuar në një lidhje me Skype në Syri Tv, ishte Alban Kondi dhe Altin Shira të cilët folën në lidhje me projektin e fundit që ata kanë vendosur të sjellin bashkë, të titulluar ‘Ku je ti’.

"Më ftoi Albani në studio të dëgjoja diçka që kishte përgatitur dhe sapo e dëgjova e kuptova që kjo këngë është për mua", u shpreh Altini.

"Unë po bëj një album, u hap me Monon, tani kam projektin me Altinin dhe më pas do të vazhdoj edhe me të tjerat", tregoi Alban Kondi.

Përsa i përket historisë së duetit me Altinin, Albani u shpreh: Unë më këngët e Altinit jam rritur dhe që kur kam filluar që të merresha me muziëk e kam ditur që do të bjënjë kënfgë me Altinin. E kam shijuar pafund dhe dua të falënderoj Altinin që u bë pjesë e këtij projekti.

Ndërsa në lidhje me feedbackun e këngës, Albani u shpreh: Reagimi që ka ardhur nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kolegëve ka qen shumë pozitiv dhe mu bë qejfi shumë , dhe tani është ai momenti që po shijoj këtë sukses.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco