Konkurrenten e 'Për'puthën' e largojnë nga kisha veç pse është pjesë e emisionit

Konkurrenten e 'Për'puthën' e largojnë nga kisha veç pse është pjesë e emisionit

10:35, 07/07/2021

Krahas shumë përfitimeve që “Për’puthen” u ka sjell konkurrentëve duket se pjesëmarrja aty po sjell edhe probleme.

Një nga konkurrentet e “Për’puthen +40” është përjashtuar nga Kisha Ungjillore në Lushnje pasi u bë pjesë e programit të dashurisë.

Bëhet fjalë për Gilbertën, së cilës pastori i ka thënë se personat që bëhen pjesë e “Për’puthen” nuk mund të jenë pjesë e Kishës dhe e ka larguar.

Ai nuk ka rinovuar as kontratën e punës me të vetëm se ishte pjesë e programit.

Ka qenë opinionisti i emisionit Arjan Konomi ai që e ka bërë publik lajmin në studio.

“Mora vesh diçka ku është përfshirë Gilberta. Pastori e ka larguar nga kisha. Pastor i Kishës Ungjillore të Lushnjes merr vendime të tilla. Përpiquni të jeni sa më zemërgjerë ashtu siç zoti beson”, tha ai.

“Unë kam frekuentuar kishën ungjillore qëkur isha 16 vjeç. Jam besimtare, e dashuroj zotin, nuk kam qenë shumë e rregullt me kalimin e kohës. Kur u riktheva në Lushnje ai më priti krah hapur. Në momentin që i thash për emisionin ai më tha që nuk më pëlqen ai emision. Ai nuk ishte dakord dhe nuk pranoi të më rinovonte kontratën e punës. Më erdhi keq sepse ai njeri ka ndihmuar shumë njerëz. Më erdhi keq por unë jam e gëzuar. Ai tha se kush shkon atje nuk ka vend këtu në kishë”, është shprehur Gilberta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco