‘Dorëzohet’ Rita Ora, publikon për herë të parë foto me të dashurin e saj

‘Dorëzohet’ Rita Ora, publikon për herë të parë foto me të dashurin e saj

09:13, 07/07/2021

Megjithëse janë parë shpesh së bashku, Rita Ora dhe Taika Waititi nuk e kanë pranuar kurrë publikisht lidhjen e tyre.

Këngëtarja shqiptare dhe regjisori i famshëm bënë daljen e parë publike në eventin që Rita organizoi me 4 Korrik.

Rita kishte veshur një fustan me ngjyrë rozë dhe të artë, ndërsa regjisori i “Thor: Love and Thunder” u pa i veshur me një këmishë me ngjyra kuqe kombinuar me pantallona të zeza ndërsa mbante një palë syze dielli të kuqe.

Rita postoi një seri fotografish në rrjete sociale pas evenimentit.”Faleminderit të gjithë miqve të mi që erdhën në festën time @prosperotequila #4 korrik.”, shkroi Ora. Ata nisën të shoqëroheshin me njëri-tjetrin gjatë kohës kur Rita ndodhej në Australi për “The Voice”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco