Scott Disick i blen dhuratën me vlerë marramendëse të dashurës për ditëlindje

Scott Disick i blen dhuratën me vlerë marramendëse të dashurës për ditëlindje

14:23, 17/06/2021

Scott Disick u përfol shumë gjatë në mediat rozë për marrëdhënien që ka me të dashurën e tij rreth 19 vite më të re.

Çifti e zyrtarizoi lidhjen e tyre në fillim të muaj Shkurt, dhe duken më të dashuruar se kurrë pavarësisht komenteve dashakeqe që ju duhet të përballen.

Ditët e fundit, Amelia ka festuar 20 vjetorin e lindjes dhe Scott ka vendosu qe ta surprizojë.

Si fillim, dyshja kanë udhëtuar drejt Miamit dhe në një video të shpërndarë në Instastory Scott i dhuron Amelisë një gjerdan teksa janë në avion dhe ajo e surprizuar e falenderoi dhe i dhuron një puthje.

Më vonë, ata kanë vendosur që festimet ti vazhdojnë në një nga klubet e natës, LIV në Florida.

Mirëpo, surprizat mesa duket ende nuk kanë të mbaruar pasi ai ka vendosur që ti dhurojë asaj një fotografi me vlerë 57,500 dollarë e cila tregon jë modele veshur me një xhaketë sportive dhe një triko.

Kjo konsiderohet si fotografia më provokuese në të cilën një vajzë mund të dalë në foto dhe Amelisë i ka pëlqyer shumë si dhuratë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco