Jennifer Lopez rikthehet sërish si aktore

Jennifer Lopez rikthehet sërish si aktore

09:49, 08/06/2021

Jennifer Lopez ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje me Netflixin lidhur me një projekt që përmban filma dhe seri televizive të ndryshme ku producentët kanë zgjedhur disa aktore femra.

Këngëtarja tashmë ka në plan të realizojë dy projekte artistike që përfshijnë 2 filma, ”The Mother” dhe “The Cipher” bazuar në romanin e Isabel Ojeda Maldonado.

Lidhur me këtë projekt ajo u shpreh se :“Jam shumë e lumtur ta bëj publik bashkëpunimin tim të ri me Netflixin.

Elaine, Benny dhe unë besojmë se nuk ka shtëpi më të mirë për ne, sesa një kompani e cila shquhet për krijimin e përmbajtjes që synon ta sfidojë mençurinë konvencionale dhe të tregtojë drejtpërdrejt me miliona njerëz anembanë globit, të cilët nuk e shikojnë më artin dhe botën e showbizit me syrin kufizues siç ka ndodhur në të kaluarën".

Këngëtarja aktualisht po përgatitet për rolin në filmin“The Mother” roli i së cilës do të jetë një vrasëse e rrezikshme e cila për të mbrojtuar vajzën e saj detyrohet të ushtrojë këtë profesion.

Ky film thuhet se bazohet në projektin klasik të Lus Bessonit i cili mund të transmetohet në Netflix në fund të vitit 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco