Pozoi me bikini/ Xhesika Polo i kthehet keq ndjekëses që e ofendoi: Mjerë fëmijët që rriten nga...

Pozoi me bikini/ Xhesika Polo i kthehet keq ndjekëses që e ofendoi: Mjerë fëmijët që rriten nga...

17:15, 07/06/2021

Mesazhet fyese në rrjete sociale nuk mungojnë, sidomos për personazhet e njohur që janë gjithmonë nën syrin e publikut. Këngëtarja Xhesika Polo, ka marrë disa mesazhe të tilla ofenduese nga një ndjekëse e saj.

 

Ajo ka publikuar në “Instagram” disa foto nga plazhi dhe ndjekësja e fyen për format e saj trupore.

“Pa u kon lop s’del njeriu në këtë gjendje... apo të doket trupi seksi? Më erdhi keq me të shkrujt në publik po të shkruaj në privat:, shkruan personi në fjalë.

 

Xhesika i ka parë këto mesazhe dhe i është kthyer keq ndjekëses, duke ju dhënë një mësim gjithë të tjerëve që mund të ofendojnë e të bëjnë komente të tilla bullizuese.

 

“Duhen bërë publike mesazhet nga njerëz të sëmurë si puna e kësaj që të zënë mend! I duket sikur po më bën nder në privat dhe po ma kursen “turpërimin” INJORANCA NUK KA BRIRË! Mjerë fëmijët që rriten nga njerëz si ty që mllefin e jetës së trishtuar ja nxjerrin dikujt si unë që si bëj keq askujt thjesht jetoj si t’më dojë kokrra e qejfit dhe fle rehat!”- shkruan Xhesika Polo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco