Këngëtari britanik i jep fund fejesës me modelen e njohur

Këngëtari britanik i jep fund fejesës me modelen e njohur

15:42, 07/06/2021

 Ish-anëtari i “One Direction” Liam Payne ishte i fejuar me modelen nga Teksasi, Maya Henry, dhe dukeshin shumë të lumtur së bashku.

Ata u fejuan në Gusht të vitit 2020 dhe Liam i propozoi asaj më një unazë që kishte kushtuar 3 milion dollarë.

Mirëpo, lidhja me të nuk zgjati më shumë se 10 muaj dhe ai vetë konfirmoi lajmin e ndarjes.

I ftuar në “Dairy of a CEO” ai pranoi se ishin ndarë për fajin e tij dhe se duhet shumë kohë që të punojë me veten për të rregulluar shumë gjëra.

“Ndarja më bezdis. Thjesht nuk kam qenë shumë i mirë në marrëdhënie. Dhe unë e di se cili është modeli im i gjërave”, është shprehur ai.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco