Pallati Mbretëror i uron mirë se ardhjen vajzës së Harry-t dhe Meghan

Pallati Mbretëror i uron mirë se ardhjen vajzës së Harry-t dhe Meghan

12:32, 07/06/2021

Më 4 Qershor erdhi në jetë fëmija e dytë e princit Harry dhe Meghan Markle të cilën e pagëzuan me emrin Llilibet Diana.

Menjëherë pas lajmit të lindjes së princeshë Lilit, një zëdhënës i Pallatit Mbretëror ka publikuar një deklaratë të shkruar në emër të Mbretëreshës Elizabet, Princit William dhe Kate Middleton.

"Mbretëresha, Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall dhe Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë informuar dhe janë të kënaqur me lajmin e lindjes së një vajze për Dukën dhe Dukeshën e Sussex," tha zëdhënësi.

Ndërkohë, nga ana tjetër, William dhe Kate postuan në Twitter një mesazh ku shkruanin se ishin të kënaqur nga ardhja në jetë e vogëlushes.

“Urime më të sinqerta Harry, Meghan dhe Archie” - u shprehën ato.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco