Kate Winslet merr vendimin: Nuk ka më skena nudo

Kate Winslet merr vendimin: Nuk ka më skena nudo

10:17, 07/06/2021

Aktorja hollivudiane Kate Winslet tha se ajo ka mbaruar xhirimet e skenave të zhveshura, kështu që publiku nuk do të ketë më mundësinë ta shohë ashtu në projektet e ardhshme.

 

Aktorja, e cila është në dekadën e saj të pestë të jetës, deklaroi në një intervistë për "The New York Times" se nuk do ta shikojmë më në versionin nudo.

"Unë mendoj se ditët e mia janë të numëruara, për sa i përket lakuriqësisë. Thjesht nuk ndihem rehat ta bëj më. Në të vërtetë nuk është çështje moshe ”, tha Kate Winslet.

Gjatë karrierës së saj të pasur, aktorja filmoi skena nudo. Një prej tyre mund ta shohim në serialin "Mare of Easttown", por edhe në realizimin e "Titanic", në të cilin ajo luajti me Leonard DiCaprio.

"Më pikturo si një nga gratë e tua franceze", i tha Kate dikur DiCaprio në filmin e James Cameron.

Gjatë intervistës, Kate iu referua skenës seksi në serialin "Mare of Easttown" dhe shpjegoi se si burri i saj reagoi kur i tha se cili ishte roli i saj.

"Në episodin e parë, Mer bën seks në divan. Unë i thashë burrit tim: “E pranon? Ai më tha: "Kate, është shumë mirë. "Luaj", tha Kate.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco