Lilibet Diana: Pse Harry dhe Meghan zgjodhën këtë emër për vajzën e tyre?

Lilibet Diana: Pse Harry dhe Meghan zgjodhën këtë emër për vajzën e tyre?

09:40, 07/06/2021

Princ Harry dhe Meghan Markle ditën e djeshme u bënë prindër për herë të dytë.

Në jetë erdhi vajza e tyre të cilët ata e pagëzuan me emrin ‘shumë të veçantë dhe domethënës, ’Lilibet Diana".

Por sipas Page Six i cili ka vendosur ‘nën mikroskop’ emrin e fëmijës së dytë Sussex të lindur në Kaliforni, duket se është një gjest i qartë i vullnetit të mirë për pajtim nga ana e çiftit me familjen mbretërore.

Harry dhe Megan mund të kenë bërë kohët e fundit akuza serioze - madje edhe për racizëm - kundër anëtarëve të familjes mbretërore, por ata gjithmonë ritheksuan në secilën prej intervistave të tyre shpërthyese se ata kanë respekt dhe dashuri të thellë për vetë Mbretëreshën Elizabeth.

Image

Kjo dashuri reflektohet dhe në emrin që ata zgjodhën për vajzën e tyre të porsalindur.

‘’Lilibet” është emri ledhatues i Mbreterëshes, të cilin ajo ka kishte vënë vetes kur ishte fëmijë, pasi nuk mund të shqiptonte dot emrin e saj Elizabeth dhe e quante veten Lilibet.

Nofka e lezetshme e Mbretëreshës u miratua menjëherë nga prindërit dhe gjyshërit e saj.

 Në fakt, babai i saj, George VI, thuhet se një herë ka thënë për vajzat e tij: "Lilibet është krenaria ime. Margaret është gëzimi im".

Kur ishte fëmijë Elizabeth nënshkruante letrat e saj që i dërgonte gjyshes së saj dhe të afërmve të tjerë si ‘’Lilibet’’.

Fotografi legjendar i familjesj mbretërore Arthur Edwards ka zbuluar që bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, që ndërroi jetë muaj më parë, e thërriste bashkëshorten e tij  kur ishin në ambinte të ngushta familjare, Lilbeth.

Vendimi i Sussex për t'i dhënë foshnjës së tyre këtë emër do të thotë që përkëdhelja e mbretëreshës trashëgohet në brezat e ardhshëm, shkruan Page Six.

Ndërsa Diana emri i saj i dytë siç dhe të gjithë e dimë është në nder të nënës së Princ Harryt e cila u vra në 1997 në një aksident tragjik automobilistik në Pariss kur ajo ishte vetëm 36 vjeç.

Vdekja e saj ishte një goditje e madhe psikologjike për Harryn e cila ndikoi shumë në jetën e tij të mëvonshme siç ka zbuluar në intervistat e tij të fundit.

Duke folur me Oprah Winfrey, ai shpjegoi se pikëllimi dhe pafuqia e shkaktuar nga vdekja e nënës së tij rezultoi që ai të përjetonte sulme paniku .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco