Ende në botën e modës në moshën 73-vjeçare/ Ja si dukej e ëma e Elon Musk në moshën 18-vjeçare

Ende në botën e modës në moshën 73-vjeçare/ Ja si dukej e ëma e Elon Musk në moshën 18-vjeçare

19:49, 06/06/2021

Maye Musk, një manekinë kanadezo-amerikanojugore, është një nga modelet më të vjetra dhe në dekadën e tetë të jetës së saj dhe ende duket mjaft në formë.

 

Hapat e saj të parë të modelimit i bëri gjatë qëndrimit të saj në Johanwsburg, dhe në 1969, madje mori pjesë në konkursin për “Miss Afrika e Jugut”.

 

Në vitet tetëdhjetë e shekullit të kaluar, ajo jetoi në Kanada, Amerikë, ku ajo vazhdoi karrierën e saj prej manekineje, ajo gjithashtu mori një diplomë master në dietologji dhe u bë dietologe.

Image

Nëna e njërit prej njerëzve më të pasur në botë rikujtoi në “Instagram” se si dukej kur ishte 18 vjeçe.

 

“Si adoleshente në botën e modës, as në ëndrrat e mia të çmendura nuk mendoja se në të 70-at e mia do të pozoja për ballinat e revistave, kështu që kalova orë e orë të tëra duke studiuar për të fituar një titull profesional” .

Kjo përshkruhet në kapitullin e librit tim të quajtur “Sa më shumë të punosh, aq më shumë lumturia të ndjek”, i cili është botuar në më shumë se 70 vende, të cilat gjithashtu nuk i kam ëndërruar kurrë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e figurës.

Image

Maye zbuloi një herë në një intervistë se ajo vetë ishte e befasuar nga vëllimi i punës në dekadën e tetë.

“Unë kurrë nuk kam punuar aq shumë sa tani”- tha ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco