‘Nga një rosë e shëmtuar, u ktheva në një mjellmë’/ Georgina flet për lidhjen me Ronaldon

‘Nga një rosë e shëmtuar, u ktheva në një mjellmë’/ Georgina flet për lidhjen me Ronaldon

18:15, 06/06/2021

“Kur isha e vogël isha një rosë e shëmtuar dhe u ktheva në një mjellmë.”- kështu deklaroi Georgina Rodriguez në një intervistë tek fliste për të shkuarën e saj. Megjithatë, detajet rreth jetës para se të bëhej e famshme dhe lidhjes me Ronaldon është munduar gjithnjë t’i mbajë private.

 

Por jo dhe për shumë gjatë pasi së fundmi ajo po realizon një dokumentar për “Netflix” ku do rrëfehet rreth shumë gjërave. Nga jeta para se të merrte famë deri sesi ajo u takua me Ronaldon dhe lidhjen e tyre sot- bukuroshja nga Argjentina do i thotë të gjitha.

Image

Gjatë xhirimeve, Rodriguez u duk se konfirmoi se Ronaldo nuk do të largohet nga ‘Juventus’ këtë verë.

 

Cristiano dhe Georgina, që dikur ishte shitëse, u njohën rreth 4 vite më parë në butikun ku punonte kjo e fundit. Asokohe ajo as që e mendonte se do bëhej partnerja e Ronaldos, por ja që ylli Juventin ra në dashuri me të dhe tashmë janë ndër çiftet më të famshme në botë.

Image

Ata janë prindër të 3 fëmijëve dhe çifti ende nuk është martuar por bashkëjeton prej kohësh, madje me ta jeton edhe djali i madh i Ronaldos, Cristiano Junior.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco