Kim Kardashian më në fund thyen heshtjen dhe flet për divorcin e saj me Kanye West

Kim Kardashian më në fund thyen heshtjen dhe flet për divorcin e saj me Kanye West

11:28, 04/06/2021

Që në fillim të këtij viti divorci i tyre ka qënë në qendër të vëmëndjes.

Dhe është fjala për Kim Kardashian dhe Kanye West që probelemet e tyre duken se kanë nisur në 2020 kur Kanye kandidonte për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deri me tani as Kim dhe as Kanye nuk janë pronocuar në lidhje me divorcin e tyre.

Por në episodin e mbrëmshëm (3 qershor) të Keeping Up With The Kardashians, modelja thyen heshtjen. 

Në episode shihet që Kim përplaset me familjen  e saj por motra e saj Khloe Kardashian bëri më dije se shpërthimi i motrës së saj kishte të bënte me diçka më të thellë.

Në rrëfimin e saj ajo u shpreh:

''Kim ka qënë duke luftuar privatisht prapa kamerës për marrëdhënien e saj dhe është e vështirë sepse Kim po merret aq shumë me zhgënjimin dhe trishtimine saj’.

Ndërsa Kim gjatë këtij episodi u shpreh:

''Thjesht sinqerisht nuk mund ta bëj këtë më. Pse jam akoma në këtë vend ku jam mbërthyer prej vitesh? Mendoj se ai meriton dikë që do të mbështesë çdo lëvizje të tij dhe ta ndjek nga pas në të gjithë vendin.Unë nuk mund ta bëj këtë gjë''.

Më vonë Kim pranoi se ndihej si një 'humbëse'' , por ajo thjesht dëshiron të jetë e lumtur.

‘’Gjithmonë kam menduar se mund të kem fëmijët e mi, burri im lëviz nga shteti në shtet dhe kuptova që nuk kam ardhur deri këtu për të mos qenë e lumtur’’ i tha ajo mamasë së saj Kris Jenner.

Kujtojmë që Kim bëri kërkëse për divorc nga Kaney West pas gjashtë vitesh të martuar, në shkurt të 2021.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco