Aurela Gaçe reagon e revoltuar: Deri ku mund të shkojë...

Aurela Gaçe reagon e revoltuar: Deri ku mund të shkojë...

18:25, 03/06/2021

Aurela Gaçe para dy vitesh bëri një postim ku bëri thirrje për të gjitha gratë të bënin kontrolle të vazhdueshme të gjirit. Krejt papritur, shumë portale i janë rikthyer këtij postimi duke deformuar dhe nxjerrë nga konteksti mesazhin e saj dhe thënë se artistja kishte probleme shëndetësore.

 

Së fundmi, ajo ka reaguar e revoltuar dhe e indinjuar me titujt e portaleve, të cilët sipas saj bëjnë lajmin për të gjeneruar disa klikime.

 

Postimi i plotë:

“Deri ku mund të shkojë “gatimi” i një titulli ?

Në 2018,kam bërë një postim ku u kam bërë thirrje grave e nënave të bëjnë kontrollet e gjirit, e këtë e kam bërë duke treguar edhe që edhe unë bej kontrollet, se kam frikrat e mija si secili nga ne, se kam familje, se dua të jetoj si të gjithë, e të qënurit këngëtare nuk me jep asnjë imunitet mbrojteje nga sëmundjet që mund të kapë secilin në planet.

Tani, ky lajm, përsëritet, në 2021, duke e bërë titullin, fiks kështu siç e shikoni, që të gjenerojë disa klikime në portalet e këtyre që arrijnë e luajnë edhe deri me shëndetin.

Më morën miq në telefon. Më pyesnin nëse isha mirë.
S’po e kuptoja. Pastaj më dërguan shkrimet .
E lashë të shkonte. Ndërkohë miq, qoftë edhe njerëz dashamirës më ndalojnë në rrugë e më shprehin keqardhjen për lajmin e lexuar, sepse sigurisht, automatikisht, lexojnë titullin mendojnë të keqen.

Jam e indinjuar.

Këto portale nuk e bëjnë lajmin sot në 2021 për te ndihmuar gratë (ashtu siç ishte edhe qëllimi im), por për të gjeneruar vetëm disa klikime.

Bravo.

Thonë që në këto raste, të shtohet jeta.

Moralin ku e keni? Si mund të manipuloni edhe me lajme për shëndetin?

Ptujjjjj”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco