Rikthehet Unikkatili, si rrallë herë vjen në bashkëpunim me një këngëtare kosovare

Rikthehet Unikkatili, si rrallë herë vjen në bashkëpunim me një këngëtare kosovare

18:04, 03/06/2021

Reperi i njohur shqiptar, Viktor Palokaj, i njohur për publikun si Rebel a.k.a Unikkatil, shumë shpejt do të vijë më një bashkëpunim.

Reporteri.net mëson se reperi si rrallë herë, do të bashkëpunojë me një nga këngëtaret e Kosovës.

Kujtojmë se Unikkatil ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë këngë të re për adhuruesit e muzikës së tij.

Madje, që nga dështimi që pati me koncertin në Mitrovicë, ku u rikthye 7 vite pasi ‘mbushi’ stadiumin  e Prishtinës me njerëz, Unikkatili tepër rrallë është shfaqur në publik.

Koncerti që mbajti në Mitrovicë në vitin 2019, mund të quhet një dështim total për reputacionin e tij, por jo edhe për xhepin e tij, pasi ai mori me vete hiç më pak se 80 mijë euro.

Të pranishëm në stadiumin ‘Adem Jashari’ kanë qenë vetëm 2500 persona, shifër kjo aq e vogël sa edhe një klub nate (diskotekë) në Kosovë i zë pa problem.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco