Lady Gaga dhe Versace po lançojnë një linjë të përbashkët mode

Lady Gaga dhe Versace po lançojnë një linjë të përbashkët mode

15:50, 03/06/2021

 

Këngëtarja Lady Gaga, në bashkëpunim me markën e modës Versace, po feston përvjetorin e dhjetë të albumit të saj "Born This Way". 

Ajo do të lançojë një edicion të kufizuar të koleksionit të veshjeve me markën e përmendur.

Ajo e postoi këtë lajm në Instagram vetëm disa ditë pasi njoftoi ribotimin e albumit, shkruan "Daily Mail" .

Tridhjetë për qind e të ardhurave nga shitjet shkojnë për Gaga Born This Way Foundation, dhe qëllimi i linjës së modës është të mbështesë komunitetin LGBTQ +.

"Versace ka qenë gjithmonë një lider. Gianni, Donatella, Allegra gjithmonë kanë festuar ngjyrat e bukura të dashurisë që ne mbartim brenda nesh dhe i ndajmë me të tjerët. Ne jemi të gjithë të ndryshëm, por ndryshe është e bukur. Faleminderit Donateli për mbështetjen e komunitetit të shëndetit mendor LGBTQ + dhe dhjetë vjetorin e Born This Way, ” shkroi Gaga.

Më herët, Gaga theksoi afeksionin e saj për këtë markë mode. 

Ajo kishte veshur rroba Versace në Super Bowl në 2017, dhe në reklama për koleksionin pranverë 2014, por edhe duke i kushtuar këngës Donateli.

Pjesa e parë e koleksionit përbëhet nga një bluzë e dizajnuar posaçërisht dhe një beretë në ngjyrat e ylberit me logon karakteristike të Versace Medusa.

Bereta shitet për 350 dollarë dhe bluza bardh e zi Born This Way x Versace për 250 dollarë.

Përveç kësaj, një kopje e veçantë e një xhakete lëkure Versace me vlerë 20,000 dollarë, të cilën këngëtarja e veshi në turneun Born This Way Ball, po ofrohet në ankand.

Versioni i ri i xhaketës, i cili u desh 400 orë për t’u bërë në studion e modës Versace në Milano, do të jetë po aq mbresëlënës sa origjinali.

Në fillim të kësaj jave, Gaga njoftoi se më 18 qershor, për të kënaqur fansat e saj, ajo do të publikonte një edicion special të albumit të saj 2011.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco