Khloe Kardashian 'kërcënon' se do padisë gruan që kishte lidhje me partnerin e saj

Khloe Kardashian 'kërcënon' se do padisë gruan që kishte lidhje me partnerin e saj

10:44, 03/06/2021

Disa ditë më parë në rrjet qarkulloi një screenshot i një fotoje që tregonte një mesazh që Khloe Kardashian i kishte dërguar gruas që pretendonte se kishte një fëmijë me partnerin e saj.

Mirëpo, avokati i saj në një deklaratë të dhënë në “Page Six” tregon se Khloe do ta padisë Kimberly Alexander pasi ka falsifukuar Dm e saj dhe mesazhi nuk është shkruar nga ajo.

“Ju vendosni fjalë në gojën e saj që ajo kurrë nuk i tha dhe që nuk do t’i thoshte. E falsifikove të gjithë. Dhe tani e keni pranuar publikisht ”- është shprehur Khloe.

Në fillim të Majit 2020 Thompson pas akuzave se djali ishte i tij pranoi të bëntë testin e ADN-së, rezultati i të cilit doli negativ.

Edhe pse Kimberly nuk e pranoi rezultatin madje e akuzoi laboratorin se ka qenë i paguar nga Khloe për të ndryshuar rezultatin, Khloe i kërkoi armëpushim.

Por ajo nuk e ka pranuar dhe ka vazhduar akuzat drejt Thompsonit dhe Khloes.

Pas publikimit së mesazhit ku thuhej se Kardashin i ka shkruar asaj, Khloe shprehet se Kimberly po e bën gjithçka vetëm për vëmëndje.

Kimberly dukej e zhgenjyer në lidhje me “kërcënimin” që Khloe i ka dërguar dhe së fundmi pas gjithë kësaj “lufte” mes dy rivaleve duket se Kimberly e ka pranuar humbjen pasi ajo pranoi se Instagrami i saj është hakuar dhe e ka fshirë postimin.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco