Pas linjës ‘Kylie Swim’ Jenner po përgatit një tjetër surprizë

Pas linjës ‘Kylie Swim’ Jenner po përgatit një tjetër surprizë

09:45, 03/06/2021

 Bilionerja Kylie Jenner para disa ditësh njoftoi se në treg së shpejti do të vijë një tjetër brand i saj që do të përmbajë koleksione të ndryshme të rrobave të banjos, syzeve të diellit, peshqirëve etj.

Ditën e djeshme Jenner postoi një foto të vajzes së saj në Instagram, ku shihej Stormi në një vaskë dhe e ka etiketuar atë @kyliebaby .

Kjo adresë në Instagram edhe pse nuk ka foto profili apo postime informuese rreth kësaj linje sërish ka arritur të grumbullojë rreth 300,000 ndjekës.

Jenner nuk dha detaje të tjera rreth këtij projekti të ri, por vitin e kaluar ajo ka paraqitur kërkesa për ta nxjerrë në treg këtë linjë.

Kjo do të përfshijë: kremra hidratues, xhel trupi, pelena, veshje për fëmijë, etj.

Padyshim që edhe kjo markë e re e Jenner do të jetë një sukses i garantuar pasi edhe markat e tjera të saj si: ”Kylie Cosmetic” apo “Kylie Body” kanë rezultuar të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco