Pas ndarjes së  kujdestarisë, Angelina Jolie e zhgënjyer nga Brad Pitt

Pas ndarjes së kujdestarisë, Angelina Jolie e zhgënjyer nga Brad Pitt

09:31, 03/06/2021

Angelina Jolie nuk është e kënaqur me vendimin e gjykatës për t’i dhënë Brad Pitt kujdestarinë e përbashkët të gjashtë fëmijëve të tyre.

Aktorja 45 vjeçare është zhgënjyer nga gjykatësi John Ouderkirk pasi vendosi në favor të ish burrit të saj, ka konfirmuar një burim për Us Weekly.

Më 13 maj, gjyqtari lëshoi ​​një vendim të përkohshëm duke i dhënë dyshes kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve, duke përjashtuar Maddox, i cili nuk është më i mitur.

Pitt është i lumtur me vendimin, por Jolie thuhet se po planifikon lëvizjen e saj të radhës.

“Ajo kurrë nuk do ta falë atë”, thotë burimi duke shtuar se do të përdorë gjithçka që ka në dorë për të apeluar vendimin.

“Ajo pohon se beteja nuk ka mbaruar dhe se beson se drejtësia do të mbizotërojë.”

Në Maj, aktorja pretendoi se gjykatësi kishte refuzuar t’i linte fëmijët e saj të dëshmonin.

Më parë, u raportua se Maddox kishte dëshmuar kundër babait të tij.

“Maddox dëshiron të ndryshojë ligjërisht mbiemrin në Jolie, të cilën Angelina ka thënë se nuk e mbështet.”, tha një burim.

Meqenëse vendimi aktual është paraprak, Pitt e di që Jolie do të përpiqet të apelojë vendimin, por nuk do ta lejojë këtë gjë.

Burimi thotë se dera e tij ështe e hapur për të folur si dy njerëz të civilizua

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco