'Fire', publikohet nga Diona Fona në bashkëpunim me reperin ZieZie

'Fire', publikohet nga Diona Fona në bashkëpunim me reperin ZieZie

21:40, 31/05/2021

Këngëtarja e njohur, Diona Fona ka publikuar këngën e saj të re “Fire” e cila vjen në bashkëpunim me reperin nga Anglia, ZieZie.

Këngën dyshja e kanë shoqëruar edhe me videoklip, xhirimet e të cilit i kanë realizur në bregdetin shqiptar.

“Fire” ishte paralajmëruar se do të publikohej më 28 maj, por për shkaqe teknike data e publikimit u shty.

Rikujtojmë se kjo është kënga e dytë që Diona sjell këtë vit. 

Kënga e fundit ‘Sheqer’ mori vëmendje të madhe për shkak të videoklipit, ku Diona shfaqej në krah të ish-konkurentit të Përputhen, Andi Artani, duke aluduar për një lidhje të mundshme, mirëpo dyshja deri tani kanë thënë se janë vetëm shokë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco