Ceremonia ‘Bet Awards’ do të mbahet më 27 qershor 2021

Ceremonia ‘Bet Awards’ do të mbahet më 27 qershor 2021

21:12, 31/05/2021

Ylli i muzikës rep, Megan Thee Stallion, është nominuar për 7 çmime për ngjarjen e “BET Awards”.

Ylli i hitit “WAP” është renditur në mesin e artistëve më të njohur në ceremoninë e sivjetme, dhe konsiderohet se do të mund të triumfojë në të shtatë kategoritë e nominuara, në natën e ndarjes së çmimeve, e cila do të mbahet më 27 Qershor.

Megan është nominuar për çmimet “Artistja më e mirë Hip Hop”, “Videoklipi më i mirë i vitit”, “Albumi më i mirë i vitit”, për incizimin e fundit “Good News”, dy shpërblime “Viewer’s Choice Awards” dhe dy çmime “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “Cry Baby” me artistin DaBaby dhe “WAP” me reperen Cardi B.

Eventi i “BET AWARDS” nderon  personalitetet më të mirë të komunitetit afrikano-amerikan, në fushën e muzikës, televizionit, filmit dhe sportit, falë 21 kategorive të kësaj ceremonie mjaft të veçantë.

Ngjarja do të zhvillohet në formën tradicionale, me publik live në sallë, teksa vitin e kaluar u zhvillua online për shkak të pandemisë së koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco