Një histori dashurie në ‘Eurovizion’/ Anxhela Peristeri zbulon këngëtarin që...

Një histori dashurie në ‘Eurovizion’/ Anxhela Peristeri zbulon këngëtarin që...

17:55, 31/05/2021

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anxhela Persiteri, ka përfaqësuar vendin tonë në Hollandë me këngën “Karma”, e cila mori komente pozitive nga të gjithë.

 

E ftuar në “Soire”, Anxhela ka folur për eksperiencën e saj dhe ka falenderuar producentin e njohur Brian Malouf.

Image

“Një falenderim sigurisht që do ja dërgoj. Për mua ishte një vlerësim shumë i madh sepse është një nga producentët më të mëdhenj në Amerikë. U gëzova shumë kur pash emrin tim të parin. Madje e pashë edhe njëherë nëse isha unë apo jo. U ndjeva vërtet shumë mirë.”- është shprehur Anxhela.

Të tjera komplimenta ka marrë edhe nga këngëtari i Polonisë në “Eurovizion”, Rafal i cili mesa duket e ka pëlqyer këngëtaren shqiptare dhe shkonte për ta takuar shpesh.

 

“Ishte një skenë shumë e bukur që Anxhela nuk e ka parë. Anxhela po grimohej në dhomën e grimit se ne kishim dressing room-in tonë me flamurin dhe një nga miqtë e mi në “Eurovizion” më thotë që dikush po pret tek dera juaj. Shoh ishte Rafal. Rrinte mbrapa derës dhe i binte derës. Ka qëndruar aty 5 minuta.”- ka treguar Ardit Çuni duke qeshur.

Image

Ndër të tjera Anxhela ka treguar se në skenën e “Eurovizion” lindi edhe një histori dashurie.

“Një histori dashurie ndodhi në “Eurovizion” me këngëtarin e Norvegjisë dhe me këngëtaren e Azerbaijan. U diskutua, por nuk mori përmasat që merr në Shqipëri, që merren vetëm me atë.”- zbuloi Anxhela.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco