Heq dorë nga kinematografia? Ylli i Hollywood i futet politikës, bashkohet me partinë pro Putin

Heq dorë nga kinematografia? Ylli i Hollywood i futet politikës, bashkohet me partinë pro Putin

16:46, 31/05/2021

Aktori i njohur i filmave aksion në Hollywood, Steven Seagal dhe një nga admiruesit e presidentit rus, Vladimir Putin, së fundmi i është bashkuar partisë pro- Vladimir Putin.

Seagal mori kartën e anëtarësisë së një aleance të emërtuar “Thjesht Rusia – Patriotët – Për të Vërtetën”.

Kjo parti është formuar si rrjedhojë e bashkimit të tre lëvizjeve pro Putin-it, ku ndër të parat propozime që ka bërë ka qenë shtrëngimi dhe ashpërsimi i disa ligjeve.

Gjatë fjalimit të mbajtur në ceremoninë e marrjes së anëtarësisë, Seagal duke iu referuar kompanive të mëdha të cilat ndotin ambientin ka thënë se: Ne nuk kemi fuqinë për të arrestuar njerëzit, kështu që vetëm mund të vendosim gjoba. Ndërkohë, ata vazhdojnë të bëjnë më shumë para dhe të zhvlerësojnë më shumë mjedisin.

Seagal, është një ndër aktorët më të dashur për të gjithë, ai njihet për shumë role në filma aksioni amerikan.

Megjithëse, viteve të fundit ai ka vendosur që të largohet paksa nga aktrimi pasi është angazhuar politikisht, duke pozuar edhe përkrah eksponentëve pro Putin-it.

Partia në të cilën ai aderoi tashmë, zotëron disa vende në dhomën e ulët të Parlamentit rus. Tashmë, ata pritet të garojnë edhe në zgjedhjet presidenciale të shtatorit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco