Si rrallëherë, Labi pozon krahë bashkëshortes në oborrin e shtëpisë

Si rrallëherë, Labi pozon krahë bashkëshortes në oborrin e shtëpisë

15:51, 31/05/2021

Këngëtari edhe pse me angazhime të shumta ka gjetur kohë për familjen e tij.

Bashkë me gruan, Hanën çifti kanë pozuar në oborrin e shtëpisë së tyre.

Hana, gruaja e këngëtarit ka zgjedhur një fustan me ngjyrë të zezë vezullues derisa e ka kombinuar me një palë take dhe çantë me ngjyrë të zezë.

Ajo ka përfunduar dukjen me flokët e rregulluara dhe makijazh teksa i mban dorën bashkëshortit të saj.

Ndërsa, Labi shihet i veshur me kostum, pantolla, këmishë, këpucë dhe një setër me ngjyrë të bardhë.

Artisti shqiptar, ka shkruar në përshkrimin e imazhit se janë nisur për vizitë te daja i tyre.

“Ju përshëndesim nga konaku ynë, tuj shku n’sefa te daja pas shumë angazhimeve! 😉🌞🌕
Falë Zotit kohën po e menagjojë mirē, ku edhe pse kemi familje, halle e derte, gjejm kohë edhe për të i dale ne ndihmë Yvesa Salihaj, ku nesër do të dale ne Pejën e bukur me ia tubuar paratë e kerkuara nga familja , për shërimin e saj! Me respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco