Plas sherri në emision: Eri Aga akuzohet për ngacmim nga këngëtarja kosovare

Plas sherri në emision: Eri Aga akuzohet për ngacmim nga këngëtarja kosovare

14:07, 31/05/2021

Eri Aga nje nga konkurrentët më të përfolur të "Përputhen" ishte i ftuar së fundmi në emisionin "N'Kosovë show", së bashku me Deyzoh dhe Sardin, dy djemtë me të cilët ka bashkëpunuar për këngën e tij të parë.

Në program gjithashtu e ftuar ishte edhe këngëtarja Shota Baraliu.

Mirëpo kjo  fundit ‘ndezi’ dhe gjakrat në studio teksa deklaroi se një nga djemtë në studio e ka ngacmuar në rrjete sociale.

Ndonëse ajo nuk tha emër, një nga djemtë në prapaskenë iu sul Erit të "Përputhen", duke shkaktuar sherr të madh.

Mirëpo situata degradoi pasi Eri e priti shumë keq këtë akuzë duke pasur parasysh edhe tipin e tij impulsiv.

U desh ndërhyrja e djemve të tjerë që situata të qetësohej teksa Eri u pa shumë i nxehur.

Më pas moderatori i tregoi ish-konkurrentit se e gjitha ishte kamerë e fshehtë duke shkaktuar të qeshura.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco