Ju nuk do ta besoni se çfarë makinë disponon Ν’Golo Kante

Ju nuk do ta besoni se çfarë makinë disponon Ν’Golo Kante

13:45, 31/05/2021

Ferrari, Lamborghini, Buggati, Rolls-Royce, MC Laren etj, modele të këtyre ndërmarrjeve mund të gjenden në garazhet e futbollistëve më të mirë në botë por jo në garazhin e N’Golo Kantes.

Mesfushori i cili bëri emër këtë vit në Kampionatin Evropian me Chelsea siç dhe duket nuk është i magjepsur nga luski dhe jeta e shtrenjtë, nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmëndjes dhe nuk e vë ‘unë’ mbi ‘ne’.

Kante është përkufizim i vetëmohimit dhe përulësisë.

Me përfundimin e finales së Ligës së Kampionëve, dhe trofeun në duart e londinezëve kur gazetari intervistoi yllin e Chelsea ai përsëriste fjalën së bashku.

‘Ne luftuam së bashku me shokët e mi të skuadrës, qëndruam së bashku në  vështërsi, ne të gjithë së bashku i gëzojmë titullit’ ishin fjalët e tij.

Siç u përmend më lart, megjithatë, modestia që karakterizon Kante-n nuk shfaqet vetëm në pjesën e futbollit por në çdo aspekt të jetës së tij.

Nëse do ta shohim francezin në rrugët e Londrës të gjithë do të habitemi me makinën që ai ka zgjedhur për të udhëtuar dhe është një Mini Cooper që kushton vetëm 20.000 euro.

A nuk ka ai mundësi financiare  për të marrë një super makinë?

Me një kontratë të majme javore pyetja konsiderohet jo-ekzistente.

Në janar 2018, ky lojtar gjithmonë i qeshur dhe i ndrojtur, ndërsa po ngiste makinën e tij në Stamford Bridge, u përfshi në një aksident.

"Pasqyra u thye dhe krahu i përparmë u fundos," i tha një dëshmitar okular The Sun në atë kohë.

"Ai ishte shumë i mërzitur, por ishte shumë i lumtur që fansat iu afruan për t'u fotografuar me të" shtoi dëshmitari.

Një milioner do ta kishte hedhur atë në plehra dhe të blejë një tjetër më luksoze pa u menduar dy herë por Kante jo , ai vazhdon të ngasë të njejtën makinë. 

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco