Cody Simpson flet për ndarjen nga Miley Cyrus: Ishte vetëm një fazë e jetës...

Cody Simpson flet për ndarjen nga Miley Cyrus: Ishte vetëm një fazë e jetës...

12:53, 31/05/2021

Miley Cyrus nisi një romancë e mikun e saj të fëmijërisë Cody Simpson, në fillim të vitit të kaluar.

Çifti ishte aq i dashuruar me njëri-tjetrin sa nuk mungonin kurrë deklaratat e dashurisë edhe në rrjetet sociale.

Mirëpo, në fund të gushtit të kaluar, dyshja i dha fund lidhjes së tyre dhe asnjëri nga ata nuk i dhanë një mundësi të dytë raportit që kishin.

Cody Simpson gjatë një interviste të dhënë së fundmi për austrilianen “60 Minutes” është shprehur se gjithçka ishte vetëm një fazë.

“Gjithçka përfundoi mjaft miqësisht,” tha Simpson.

“Ishte vetëm një nga ato fazat, mendoj. Është diçka që e kalon dhe mëson shumë prej saj. Unë e kam njohur atë prej një kohe të gjatë,” tha Simpson, duke shtuar, “Ne kaluam nga një lloj miqësie e mirë me shumë miq të përbashkët, në të qenit të dashur për një kohë.”

Nga ana tjetër Miley ka folur rreth kësaj teme gjatë një videoje Live në instagram duke sqaruar kështu se: Dy gjysma nuk mund të bëjnë një të tërë dhe ne po punojmë individualisht vetëm për veten tonë për t’u bërë njerëzit që duam të jemi, si të gjithë në këtë moshë, - tha Cyrus në atë kohë.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco