Ditëlindja e parë pa Cimën, ja sa vjeçare u bë sot Adelina Thaçi

Ditëlindja e parë pa Cimën, ja sa vjeçare u bë sot Adelina Thaçi

12:20, 31/05/2021

Sot (e hënë) është ditë speciale për këngëtaren.

Në familjen e Adelina Thaçit ka festë pasi që ajo feston ditëlindjen.

Këngëtarja, ka lindur me 31 maj në vitin 1980 dhe sot mbush plot 41 vite duke pasur arsye për të festuar.

Me rastin e ditëlindjes së saj, Adelina Thaçi mori urime të shumta nga miqtë dhe kolegët e saj.

Ndryshe, artistja shqiptare vite më parë është marrë me muzikë derisa ka edhe projekte muzikore sigurisht se të gjithë e mbajnë në mend hitin e saj “Sonte”.

Megjithatë, Adelina është shkëputur nga muzika dhe ka kohë që nuk i kemi dëgjuar zërin në ndonjë këngë të re, sidoqoftë vazhdon të mbetet si një nga zërat e veçantë të estradës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco