Pas 17 vjetëve, Jennifer Lopez i jep edhe një mundësi ish-partnerit Ben Affleck

Pas 17 vjetëve, Jennifer Lopez i jep edhe një mundësi ish-partnerit Ben Affleck

19:46, 27/05/2021

Burime pranë dyshes, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë konfirmuar se çifti janë sërish bashkë, dhe se marrëdhënia e tyre po ecën nëmënyrë të shpejtë dhe ata janë shumë të lumtur së bashku.

“Ben dhe Jen nuk po humbin kohë. Në të vërtetë, është sikur koha nuk ka kaluar fare. Janë përsëri në një romancë të nxehtë, po ngrihen aty ku u ndalën. Shanset e dyta janë të rralla për t’u arritur dhe ata e arritën një të tillë. Kjo është arsyeja pse ata po ecin më shpejt në raportin e tyre. Ata po e shfrytëzojnë këtë kohë për t’u njohur përsëri”, tha burimi për “In Touch Weekly”.

Para pak ditësh, Ben është fotografuar duke mbajtur në dorë një orë argjendi, të cilën Lopez ia ka dhuruar në vitin 2002. Ora që ai mban në dorë është e njëjta me atë që ai ka pasur në videoklipin e këngëtarës, “Jenny from the Block”.

Aktori ka filluar të mbajë sërish për të treguar dashurinë ndaj partnerës. Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit, në media rozë u publikuan foto të çiftit, ku ata shfaqeshin me njëri-tjetrin duke dalë nga i njëjti vend, duke mos e fshehur faktin që janë përsëri bashkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco