VIDEO-SKANDAL/ Koreografi Albi Nako pa pikë turpi vjedh thëniet e shkrimtarit Kim Mehmeti

VIDEO-SKANDAL/ Koreografi Albi Nako pa pikë turpi vjedh thëniet e shkrimtarit Kim Mehmeti

17:46, 27/05/2021

Në ditët e sotme, janë shtuar shumë hajdutët dhe janë pakësuar ‘prodhuesit’, pasi çdonjëri vjedh atë që i mungon dhe që atë që i bie në duar.

Një nga këto raste është edhe koreografi Albin Nako në një emision televiziv citon thëniet e shkrimtarit tonë të njohur Kim Mehmeti por pa përmendur autorin. Pra shtiret thuajse vetë i ka trilluar thënie se te ne nuk  është e ‘turpshme të jesh truptrash por trutrashë’, që Kim Mehmeti e ka thënë para 10 viteve dhe se ‘vashat nuk duhet ta shikojnë veturën e djalit por grahësin e saj…!.

Te përdoresh thënie te huaja në kafene, e të mos e tregosh burimin edhe mund të falet, por të vjedhësh mendime të huaja publikisht e të mos skuqesh, kjo nuk i ka hije as një shkollari, e le më një personi publik.

Por ja, jetojmë në kohë kur çka nuk vidhet e çka nuk shitet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco