Fansat zgjedhin diçka për Dhurata Dorën

Fansat zgjedhin diçka për Dhurata Dorën

16:04, 27/04/2021

Dhurata pyet fansat se çfarë ndryshimi dëshirojnë ta bëjë.

Këngëtarja e njohur Dhurata Dora është një prej artisteve që shumë shpesh ka bërë ndryshime në dukje.

Së fundi, artistja postoi një foto ku shihet me flokë më ndryshe nga ajo që e shohim kohën e fundit, ndërsa pyet ndjekësit se çfarë ndryshimi i shkon më shumë.

“Kafe e errët apo bjonde”, është mbishkrimi që Dhurata ia ka lënë fotos, teksa në kokë po mbante një kapele “Puma”.

Kujtojmë se Dhurata së fundi ka publikuar kampanjën e re të realizuar me “Puma” dhe “Zalando”, ku përfshin edhe disa vargje të këngës së saj.

Projekti i fundit muzikor nga ajo është “Harrom”, kurse pritet që së shpejti të rikthehet me këngë të re. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco