Këto janë femrat shqiptare që bëjnë ‘haram’ në Ramazan Foto ilusturese

Këto janë femrat shqiptare që bëjnë ‘haram’ në Ramazan

12:20, 27/04/2021

Nga Kosova e pasluftës, në industrinë muzikore shqiptare dhe jo vetëm, kanë dalur shumë emra që tashmë janë të njohur për publikun.

Nga këta emra, saktësisht ata të gjinisë femërore, u janë përshtatur secilit ndryshim që u ka ardhur para syve, qoftë në stilin e veshjes apo edhe të përformancës së tyre.

Por, ajo që nuk ka ndryshuar deri më sot, është provokimi që ato bëjnë përmes zhveshjes.

Po këto femra, këtë provokim nuk e kursejnë as kur bëhet fjalë për muajin e shenjtë Ramazanin, pasi, jemi dëshmitarë që edhe kësaj radhe disa prej tyre kanë dal thuajse të zhveshura në Instagram, shkruan Syri Kosova.

Duke qenë se në Ramazan besimtarëve u agjërojnë edhe sytë, pra, nuk lejohet shikimi i fotografive apo videove eksplicite, shumë prej ndjekësve që këto femra VIP kanë, ua kanë hequr ndjekjen atyre, madje, kjo gjë është shëndrruar edhe në shaka, pasi, kanë dal video ku për shembull i është hequr folloui Taynës e i është bërë teologut Elvis Naçit.

Sidoqoftë, cilat janë emrat e njohur që po bëjnë ‘haram’ në Ramazan duke u ekspozuar?

E para edhe kësaj here është Dafina Zeqiri.

Këngëtarja ndonëse e uroi fillimin e muajit të Ramazanit ajo nuk po i respekton ndjekësit e saj që agjërojnë, pasi po i ‘ngacmon’ përmes fotografive në të cilat po shfaqet ‘too hot’ e me pak rroba në trup.

ImageImage

Pas Dafinës, vjen Morena Taraku.

Këngëtares i ka dal vera tash e sa ditë, pasi i ka shpeshtuar fotografitë me bikine të ngjyrave të ndryshme, ku pos trupit po tregon edhe tatuazhet që ka në trup.

ImageImage

E lëmë Morenën dhe shkojmë te Arta Elezi.

Ndonëse jo edhe fort aktive në rrjetet sociale, fotografitë e Artës janë gjithmonë poza provokuese ku ajo ‘thyhet’ në mes, që të dal e tillë.

Image

Për ekspozim të hirëve trupore hiç keq s’po ia lë as Ziza Pajaziti.

Duke qenë se ka çka të ekspozojë, Ziza po e vazhdon ngacmimin e imagjinatës mashkullore edhe pse jemi në ditën e 15 të muajit të Ramazanit, shkruan Syri Kosova.

Image

Ngacmuese, provokative e shumë ‘hot’ janë edhe Enca, Trejsi Sejdini, Aurela Hoxha, etj.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco