Flet Stresi: Ja pse u pajtova me Noizyn

Flet Stresi: Ja pse u pajtova me Noizyn

14:09, 29/03/2021

Së fundi qarkulloi lajmi në media se dyshja i kanë përmirësuar raportet me njëri-tjetrin.

Ishte Stresi përmes një video-live në Instagram i cili foli për reperin duke i cekur edhe emrin dhe ky veprim bëri të aludohej për përmirësim të raporteve.

Megjithatë, Stresi në një intervistë për Prive ka treguar detajet e pajtimit dhe se i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre shumëvjeçare.

“E vërtetë që është një ndër sherret më të mëdha që ka pasur historia shqiptare, kanë ndodhur shumë gjëra, ka pasur edhe shumë raste që nuk janë lajmëruar në polici dhe tanimë jemi në një moshë të madhe, njerëzit kanë dashur gjithqysh të na shohin keq”.

“Realisht, unë nuk e kam armik. I kemi mbyllur gjërat, secili në punë të vet secili ka suksesin e vet. Ky është lajm shumë i keq për të gjithë reperët sepse kanë pasur dëshirë të na shohin ndryshe, por jo nuk jemi ashtu siç mendoni ju”, ka thënë Stresi.

Edhe pse kjo deklaratë e Stresit është dhënë në media, dyshja nuk kanë ndonjë komunikim me njëri tjetrin.

Ndryshe, projekti i fundit i Noizyt, Rigels Rajku (emri i vërtetë) është “1 herë e mirë” kurse i Stresit Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) është bashkëpunimi me Getinjon “S’jam dorëzu”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco