Robert Berisha tregon të vërtetën e lidhjes me modelen italiane: Të kishim bërë s*ks...

Robert Berisha tregon të vërtetën e lidhjes me modelen italiane: Të kishim bërë s*ks...

11:53, 29/03/2021

Robert Berisha ngelet padyshim një nga meshkujt më të përfolur të estradës shqiptare.

Pak kohë më parë, ai u vu në qendër të vëmendjes për shkak të dyshimeve se kishte nisur një lidhje me modelen italiane, Maria Bove.

Teksa ishte i ftuar tek “E Diell”, ai ndër të tjera u pyet se çfarë ka me të vërtetë mes tij dhe modeles super seksi.

 “Asgjë! S’kam qenë në asnjë intervistë dhe s’kam folur për këtë punë se s’ka pas asgjë aty. Thjesht jemi miq dhe vazhdojmë të jemi miq. Ajo ka ardhur për punë në Kosovë", u shpreh ai.

"Atë puthjen ajo e ka hedhur në Story dhe unë s’kam pasur bateri dhe e kam parë të nesërmen. Po ta kisha parë do i kisha thënë ta fshinte. Të kishim bërë seks njeriu e nxjerr në Story dhe bëhet e madhe, bëhet bujë, por për një puthje…”, shtoi Roberti.

Me këtë deklaratë Roberti sqaroi njëherë e mirë raportin e tij me modelen seksi.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco