U bë bujë/ Eduard Shalsi i kthen përgjigje Leonardo DiCaprios

U bë bujë/ Eduard Shalsi i kthen përgjigje Leonardo DiCaprios

17:20, 19/03/2021

Ministri i Mbrojtjes dhe Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, i është përgjigjur shqetësimit të ngritur nga aktori i Hollywood, Leonardo DiCaprios, për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri.

“Vjosën unë vetë mbaj mend në komision, kemi bërë shumë dëgjesa mes komuniteteve. Janë ndërprerë dhëniet e lejeve të HEC. Por pjesa e Vjosës që kalon në ato peisazhe fantastike është marrë një vendim që nuk do të preket. Nuk është i vetmi, por edhe Di Caprio nëse nuk e ka mësuar duhet ta di tashmë që ai shqetësim i ambientalistëve për pjesën e Vjosës është ezauruar”, u shpreh Shalsi.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Leonardo Di Caprio publikoi në rrjetet sociale një foto të lumit Vjosa, ku ftonte të gjithë qytetarët të firmosnin peticionin për mbrojtjen e lumit, nga ndërhyrja e qeverisë si dhe për ndërtimin e hidrocentraleve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco